Ndërlidhjet

logo-print

BRUKSEL


Sekretari i jashtëm britanik i hodhi poshtë sugjerimet se vendet, që i mbështetën Shtetet e Bashkuara në Irak, janë më të cënueshme nga sulmet terroriste.
Jack Straw reagoi ndaj raportit të Institutit Mbretëror Britanik për Çështjet Ndërkombëtare, sipas të cilit lidhjet e afërta të Britanisë me Uashingtonin dhe ndërhyrja në luftërat në Irak dhe në Afganistan, i kanë rritur rreziqet nga sulmet terroriste.
Straw tha në Bruksel se terroristët kanë goditur edhe në vendet që nuk kishin lidhje me këtë luftë.
"Koha për të kërkuar falje nga terroristët ka kaluar. Terroristët kanë goditur në mbarë botën, në vendet aleate me Shtetet e Bashkuara që e mbështetën luftën në Irak, por edhe në vendet që nuk kishin asnjë lidhje me Irakun. Ata goditën në Keni, Tanzani, Indonezi, Yemen, dhe së fundi në Turqi, e cila nuk i mbështet aksionet tona në Irak", tha Jack Straw.
XS
SM
MD
LG