Ndërlidhjet

TEHERAN


Kryeministri i Irakut Ibrahim al-Jaafari e përfundoi vizitën në Iran, duke thënë se Iraku ka nevojë për ndihmën e vëllezërve "iranianë" në rindërtimin e vendit.
Al-Jaafari deklaroi se vizita rezultoi me formimin e panelit të përbashkët në fushat e anti-terrorizmit, rindërtimit, tregtisë dhe ekonomisë.
Irani gjithashtu i akordoi Bagdadit një kredi afatgjate prej 1 miliardë dollarë.
Dy palët u dakorduan ta lënë pas të kaluarën, siç ishte lufta e viteve 1980-1988, ndërsa ministri i Jashtëm iranian Kamal Kharrazi i kërkoi Irakut që Saddam Husseini të përgjigjet edhe për krimet kundër Iranit.
XS
SM
MD
LG