Ndërlidhjet

BEOGRAD


Sekretari i përgjithshëm i Natos, Jaap de Hoop Scheffer tha sot se "aleanca pret pjesëmarrje të plotë të serbëve të Kosovës në institucionet e Kosovës", sepse kjo është mënyra më e mirë për realzimin e të drejtave të tyre në Kosovë. Zoti Scheffer u shpreh se është e rëndësishme që të vendoset dialogu serioz politik ndërmjet Beogradit e Prishtinës. Këto komente Jaap de Hoop Shefer i bëri pas takimeve me zyrtarët më të lartë të Serbisë. Ai u tha autoriteteve në Beograd që të bëjnë më shumë në zënien e të akuzuarit për krime të luftës, Ratko Mlladiq.
XS
SM
MD
LG