Ndërlidhjet

UASHINGTON


Presidenti amerikan, George Bush tha sot sse "përhapja e lirisë është alternativa më e mirë ndaj urrejtjes dhe dhunës". Këto komente zoti Bush i bëri në një konferencë shtypi në Shtëpinë e Bardhë së bashku me kryeministrin e Indisë, Manmohan Singh. Në këtë asekt presidenti Bush tha:
- India dhe Shtetet e Bashkuara ndajnë përkushtimin për liri dhe besimin se demokracia është rruga më e mirë për një të ardhme më të mirë të njerëzve. Ne poashtu besojmë se përhapja e lirisë është alternative më e mirë ndaj urrejtjes dhe dhunës.
Zoti Singh foli u shpreh për çështjen e terrorizmit.
- Nuk mund të ketë arësyetim për vrasje të civilëve të pafajshëm dhe të pambrojtur. Duhet të ketë një normë ndërkombëtare për zero tolerancë për terrorizmin.
XS
SM
MD
LG