Ndërlidhjet

SHUNEH, JORDANI


Autoritetet e Irakut u kanë premtuar donatorëve ndërkombëtarë se do ta luftojnë korrupsionin, që deri tash ka dëmtuar procesin e rikonstruktimit në këtë vend, që po ecën drejt një faze kritike në tranzicionin e tij politik. Ky premtim u bë pasi Banka Botërore shpalli se do ta ndihmoj Irakun me 500 milionë dollarë për financimin e projekteve emergjente të zhvillimit. Ministri i planifikimit i Irakut, Barham Saleh u tha gazetarëve se ndihma ndërkombëtare është e domosdoshme për ripërtritjen e shërbimeve themelore. Këto komente u bënë në Shuneh të Jordanisë, ku po mbahet Konferenca ndërkombëtare e donatorëve për Irakun.
XS
SM
MD
LG