Ndërlidhjet

UASHINGTON


Ish diplomati amerikan, Richard Holbrooke ka thënë se Marrëveshja e Dejtonit në vitin 1995 solli paqen në Bosnjë e jo vetëm një armëpushim. Ai mëtutje u shpreh se Bosnjë Hercegovina "nuk është shndërruar në dy shtete të ndara" siç parashihnin shumë kritikë të Dejtonit. Në një shkrim autorial në të përditshmen Uashington Post, zoti Holbruk, që ishte arkitekt i marrëveshjes së Dejtonit, mëtutje shkruan se "prej vitit 1991 e deri në vitin 1995, Shtetet e Bashkuara ngurronim të vepronin në Bosnjë. Por pas Srebrenicës presidenti Bill Clinton "ishte i vetëdijshëm se Amerika nuk mund ti shmangej involvimit atje". Rrjedhimisht, diplomacia dhe politika ushtarake amerikane arritën Marrëveshjen e Dejtonit, që solli paqen në Bosnjë, ndërsa katër vite më vonë, edhe çlirimin e popullit shqiptar në Kosovë nga shtypja e Sllobodan Millosheviqit", shkruan pos tjerash, Richard Holbrooke në numrin e sotëm të Uashington Postit.
XS
SM
MD
LG