Ndërlidhjet

logo-print

RYKER: GJENDJA NË KOSOVË ËSHTË STABILE


Zërijeta Hajro Jahjaga

Kosova është duke ecur me hapa të sigurt drejt asaj që do të thotë përmbushje e standardeve, ka theksuar Joakim Ryker, zëvendësshef i UNMIK-ut në kuadër të tryezës së rrumbullakët organizuar nga qendra Forum në Shkup. Ai gjendjen e përgjithshme të sigurisë në rajon e ka cilësuar si stabile.
"Bashkëpunimi i mirë mes KFOR-it dhe UNMIK-ut kontribon që gjendja e sigurisë në përgjithësi të jetë stabile dhe nën kontroll", tha Joakim Ryker, shef i shtyllës së katërt të UNMIK-ut.
"Ngjarjet e marsit të vitit 2004, besoj se nuk do të përsëriten më në Kosovë, aq më tepër nëse merret parasysh shkuarja e Haradinajt në Hagë, e cila kaloi pa kurrfarë incidentesh në Kosovë. Ndërkohë që në formë të llogjikshme ka reaguar dhe qeveria kosovare."
"Kjo," vlerësoi Ryker, "bën që të jem i sigurtë në qëndrimin tim se gjendja në Kosovë është stabile dhe që Kosova nuk mund të jetë faktor destabilizues në rajon."
Nga ana tjetër drejtori i qendrës Forum ka nënvizuar se sulmet e fundit ndaj stacioneve policore në Maqedoni dhe gjendja e krijuar në Kondovë të Shkupit, janë të lidhura ngushtë me nervozizmin e krijuar kohë më parë nga Kisha Orthodokse Serbe si dhe presioni nga ana e Greqisë përmes Nimitsit, për të zgjidhur në formë të përshpejtuar në favor të grekërve çështjen e emrit të Maqedonisë.
Drejtori i qendrës Forum Sasho Ordanovski, më pas ka theksuar se në këtë periudhë kur duhet të fillojnë negociatat për zgjidhjen e statusit të Kosovës, rasti i Kondovës aktualizohet për qëllime të caktuara të forcave politike që veprojnë në Beograd dhe Athinë.
""Jam i sigurt se një pjesë e caktuar e skenarit të zhvillimeve në vend përfshirë këtu dhe Kondovën është fabrikuar në vendet fqinje dhe kjo fare nuk më befason, ngase bëhet fjalë për procese historike që janë në rrjedhë e sipër dhe është shumë i qartë qëndrimi i Serbisë dhe Greqisë që Maqedonia të mos e marë statusin antare kandidate për antarësim në BE, ngase kjo është në kundërshtim me interesat e ngushta të tyre shtetërore - vlerëson Sasho Ordanovski nga qendra FORUM
"Është shumë e qartë se Serbia është e interesuar që të projektojë Kosovën si një faktor destabilizues në rajon për të dobësuar pozicionin e Prishtinës zyrtare, para fillimit të negociatave për statusin përfundimtar të Kosovës. Shpresoj që këtë qëndrim të dëmshëm për rajonin nuk e promovon elita udhëheqëse politike serbe, por megjithatë jam i bindur se në tërë këtë situatë të krijuar në vend, kanë gisht forcat e shërbimeve sekrete serbe," vlerëson drejtori i qendrës FORUM, Sasho Ordanovski.



XS
SM
MD
LG