Ndërlidhjet

logo-print

UASHINGTON


Gajtë takimit të presidentit amerikan, George Bush me kryeministrin e Australisë John Howard, është diskutuar edhe situata në gadishullin e Koresë. Me këtë rast zoti Bush tha se është i kënaqur për ripërtritjen e bisedave gjashtëpalëshe për Korenë Veriore:
- Unë i thashë atij se ne jemi të përkushtuar për ta zgjidhur çështjen bërthamore të Koresë Veriore në mënyrë diplomatike. Për këtë arsye ne jemi të kënaqur që bisedimet gjashtëpalëshe do të vazhdojnë.
Më herët gjatë ditës, Kina shpalli se rundi i katërt i bisedimeve për ambicjet atomike të Koresë Veriore do të mbahen në Pekin më 26 të këtij muaji.
XS
SM
MD
LG