Ndërlidhjet

BAGDAD


Një sulmues vetëvrasës e hodhi veten në erë para një qendre rekrutuese në Bagdad, duke lënë të paktën 6 të vrarë dhe 24 të plagosur.
Zyrtarët thanë se sulmuesi u përzie me turrmën e njerëzve që qëndronin para qendrës, dhe pastaj e aktivizoi eksplozivin.
Sulmin e sotëm e pohoi grupi i Abu Musab al-Zarqawit, i ndërlidhur me Al Kaidën.
Ndërkohë, anëtarët sunitë të ekipit, i cili e përgatit projekt kushtetutën e re të Irakut, e kanë pezulluar pjesëmarrjen pas vrasjes së dy kolegëve të tyre, dhe kanë kërkuar të ndërmerren hetime të plota.
XS
SM
MD
LG