Ndërlidhjet

LONDËR


Shërbimet emergjente në Londër kanë evakuuar tri stacione të metrove në Londër pas një serie incidentesh. Policia britanike tha se janë mbyllur stacionet Ëarren Street, Shepherd Bush dhe Oval. Udhëtarët në Ëarren Street kanë thënë se kanë parë tym. Ka pasur raporte të pakonfirmuara për të shtëna armësh dhe për një shpërthim të një bombe të mbushur me copa metali. Deri tani njoftohet për të paktën një të lënduar në stacionin Ëarren Street. Ndërkaq, një shpërthim tjetër theu dritaret e një autobusi që po udhëtonte në lindje të Londrës.
Shefi i policisë së Londrës Ian Blair i ka përshkruar shëprthimet si "incident shumë serioz".
Kryeministri Tony Blair ka shtyer vizitën e planifikuar në një shkollë në lindje të Londrës, si dhe takimin me kryeministrin australian John Hoëard. Ndërkaq presidenti amerikan George Bush është njoftuar në mëngjesin e sotëm rreth incidenteve në Londër.
"Ne po monitorojmë situatën për së afërmi dhe presidenti është informuar", ka thënë zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Scot McClellan.
Incidentet vijnë 2 javë pas sulmeve me bomba, që lanë 56 të vdekur në Londër, dhe rreth 700 të lënduar.
XS
SM
MD
LG