Ndërlidhjet

LONDËR


Policia në Londër ka vrarë një person në një stacion të metrosë në jug të qytetit, pas raporteve të pakonfirmuara se ai dyshohej të ishte një sulmues vetëvrasës. Vrasja ndodhi në stacionin Stockwell. Dëshmitari Mark Whitby tregon rrjedhën e ngjarjes:
"Kam dëgjuar shumë bërtima: 'Zbrit, dil'. Kam shikuar drejt dhe kam parë një person që vraponte shumë shpejt mbi tren. Një aziatik. Ai ndiqej nga tre persona të armatosur, dhe njëri nga ta ka shtënë mbi të pesë herë", tregon Whitby.
Vrasja e sotme pason 4 shpërthimet pothuajse të njokohshme që goditën dje tri stacione të metrosë dhe një autobus dykatësh.
Po sot policia ka evakuar një nga xhamitë më të mëdha në Londër pas një kërcënimi për një bombë. Më vonë policia tha se ishte alarm i rrejshëm.
Dy javë më parë Londra u trondit nga shpërthimet që lanë të vdekur 56 persona dhe rreth 700 të lënduar. Përgjegjësinë për sulmet e 7 dhe 21 korrikut e ka marrë Brigada Abu Hafs al Masri, grup ky i lidhur me Al Kaidën. Deri tash nuk është vërtetuar autenticiteti i deklaratës.
XS
SM
MD
LG