Ndërlidhjet

BEJRUT


Sekretarja amerikane e shtetit Condoleezza Rice ka arritur në një vizitë të papritur në Bejrut, ku do të takohet me zyrtarët e lartë libanezë, përfshirë presidentin pro-sirian Emile Lahoud.
Duke folur për gazetarët rrugës për në Bejrut, Rice ka thënë se vizita do të shfrytëzohet për të përgëzuar Libanin që po ndjek rrugën drejt demokracisë.
Condoleezza Rice më herët ka vizituar Izraelin. Para takimit me kryeministrin Ariel Sharon, Rice tha se pret nga zyrtarët izraelitë dhe palestinezë që të angazhohen më tepër në zgjidhjen e problemeve.
"Mezi pres të bisedoj edhe me izraelitët edhe me palestinezët për nevojën e një bashkëpunimi më të fortë dhe zgjidhje më të shpejtë të një numri cështjesh kryesore. Po ashtu mezi pres që të bisedoj për nevojën e rezistencës ndaj cfarëdo përpjekjeje të terroristëve për të shkatërruar këtë moment shprese", tha Rice, e cila nesër pritet ta takojë edhe presidentin e Autoritetit Palestinez Mahmud Abbas.
XS
SM
MD
LG