Ndërlidhjet

UASHINGTON


Shtëpia e Bardhë tha se presidenti George Bush ka vendosur ta nominojë diplomatin William Burns ambasador të ri në Rusi. Burns ka shërbyer si ndihmës i sekretarit të shtetit për Çështjet e Lindjes së Afërt. Ai më parë ka shërbyer si zyrtar politik në ambasadën amerikane në Moskë dhe raportohet se flet rusishten, arabishten dhe frengjishten. William Burns po ashtu ishte ambadasor i Shteteve të Bashkuara në Jordani.
XS
SM
MD
LG