Ndërlidhjet

logo-print

KAIRO


Raportohet se së paku 88 persona janë vrarë dhe afro 200 të tjerë janë plagosur, nga tri sulme me bomba në pushimoren Sharm el-Sheik të Egjiptit. Këto shpërthime të fuqishme ndodhën pak pas orës 1:00 të mëngjesit të sotëm. Autoritetet e Egjiptit thonë se ndër të vrarit janë edhe së paku 7 turistë të jashtëm. Një grup që dyshohet se ka lidhje me al-Kaidën ka marrë përgjegjësinë për këto sulme, por autenticiteti i kësaj deklarate nuk mund të verifikohet në mënyrë të pavarur. Vendin e ngjarjes e vizitoi edhe ministri i brendshëm i Egjiptit, Habib el-Adli. Me këtë rast ai tha:
- Ky është një akt i tmerrshëm terrorist. Është një pasqyrim i terrorizmit që nuk reflekton asnjë vlerë njerëzore. Ne jemi të vendosur për ti zënë ata që e kryen këtë krim.
Vendet fqinje të Egjiptit, pastaj Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian, Rusia dhe Kombet e Bashkuara i kanë dënuar këto sulme.
XS
SM
MD
LG