Ndërlidhjet

RAMALLAH


Sekretarja amerikane e shtetit, Condoleezza Rice u takua sot me presidentin e autoritetetit palestinez, Mahmoud Abbas. Me këtë rast, zonja Rice përgëzoi përpjekjet e liderit palestinez në fushën e sigurisë. Duke folur në konferencën e përbashkët me gazetarë në Ramallah, pas takimit, zonja Rice tha:
-Dëshiroj ta lavdëroj presidentin Abbas dhe qeverinë e tij për përpjekjen e vazhdueshme për sigurimin e pushtetit të ligjit në Bregun Perëndimor dhe në Rripin e Gazës. Këto përpjekje tregojnë se udhëheqja palestineze është e përkushtuar për aritjen e sigurisë dhe për luftimin e atyre që kryejnë sulme të dhunshme, që vetëm e shtyjnë arritjen e shtetit palestinez.
XS
SM
MD
LG