Ndërlidhjet

SHARM EL SHEIK


Autoritetet egjiptiane po vazhdojnë arrestimet në një operacion të madh në kërkim të përgjegjësve për sulmet terroriste që vranë pothuajse 90 persona ne Sharm el Sheik.
Ministri i brendshëm i Egjiptit Habib al Adly tha se tri shpërthimet e Sharm el Sheikut mund të kenë lidhje me sulmin me bombë tetorin e kaluar në Taba, një tjetër vend buzë detit të Kuq.
Raportohet për rreth 35 të arrestuar. Shumë nga viktimat jnë egjiptas, por të paktën 7 nga ta janë të huaj. 200 të tjerë janë lënduar dhe shifra e të vdekurve pritet të rritet.
Presidenti egjiptas Hosni Mubarak tha se sulmet vetëm sa do ta rrisin vendosmërinë e Egjiptit për të luftuar terrorizmin. Dy grupe, njëri që ka lidhje me Al Kaidën dhe një grup i panjohur, si duket lokal, kanë marrë përgjegjësinë për sulmin.
XS
SM
MD
LG