Ndërlidhjet

logo-print

ROMË


Zyrtarët italianë kanë thënë, pothuajse 3 mijë turistë italianë janë kthyer nga Egjipti në Itali.
Më shumë se 1500 turistë kanë ateruar sot në mëngjes në aeroportin e Romës, ndërsa mbi 1000 në atë të Milanit. Të paktën një italian është vrarë në sulmet e së shtunës, dy konsiderohen të zhdukur dhe disa të tjerë të lënduar. Ndërkohë, një turist anglez, pas kthimit në atdhe ka përshkruar shpërthimin në Shram el Sheik:
"Kurrë nuk kam parë më shumë shkatërrim në jetën time. Kam qenë në shumë vende. Kam qenë në Afganistan. Por, kurrë nuk kam parë një gjë të tillë në jetën time dhe kurrë nuk jam ndier më i frikësuar".
XS
SM
MD
LG