Ndërlidhjet

logo-print

LONDËR


Shefi i policisë së Londrës Ian Blair tha se mbetet ende në fuqi urdhri që policët të qëllojnë sulmuesit e dyshuar vetëvrasës nëse është e nevojshme, pavarësisht se javën e kaluar vranë një person gabimisht. Ian Blair ka thënë se shtënia në kokën e të dyshuarve është esenciale, pasi nëse qëllohet në gjoks, mund të shpërthejë ndonjë bombë eventuale që ai mund ta bartë.
Policët britanikë kanë pranuar se personi i vrarë nga ta në metro ka qenë një brazilian i pafajshëm. Qeveria e Brazilit ka thënë se është "shokuar" me kete rast.
XS
SM
MD
LG