Ndërlidhjet

DUBAI


Një tjetër grup i panjohur, i treti me radhë ka marrë përgjegjësinë për sulmet terroriste në vendpushimin Sharm El Sheik në Egjipt. Grupi i quajtur Mujahedeen Egjipt permes një deklarate në internet ka pohuar se ata kane goditur pushuesit hebrenj.
Ndërkohë, policia egjiptase po mban më shumë se 90 persona në paraburgim. Ata janë fokusuar në kërkimin e 6 pakistanezëve të cilët kanë qenë në Sharm El Sheik në kohën e sulmeve. Që të 6 janë zhdukur nga hoteli ku kanë qëndruar duke lënë aty pasaportat e tyre. Besohet se ata mund të kenë vdekur në sulme.
XS
SM
MD
LG