Ndërlidhjet

DUBAI


Një tjetër grup i panjohur, i treti me radhë, e ka marrë përgjegjësinë për sulmet terroriste në pushimoren Sharm El Sheik në Egjipt.
Grupi i quajtur Mujahedeen Egjipt përmes një deklarate në internet ka pohuar se ata i kanë goditur pushuesit hebrenj.
Ndërkohë, policia egjiptase ka paraburgosur më shumë se 90 persona, dhe është në kërkim të 6 pakistanezëve, të cilët kanë qenë në Sharm El Sheik në kohën e sulmeve, ndërsa 6 janë zhdukur nga hoteli ku kanë qëndruar, duke lënë aty pasaportat e tyre. Besohet se ata mund të kenë vdekur në sulme.
Në Islamabad, Ministria e Jashtme tha se Pakistani nuk ka marrë kurrfarë informatash nga Egjipti lidhur me 6 pakistanezët, për të cilët pretendohet se kërkohen nga policia egjiptase.
XS
SM
MD
LG