Ndërlidhjet

LONDËR


Policia britanike ka bastisur disa banesa në Londrën veriore, në kuadër të hetimeve pas sulmeve të dështuara në sistemin e transportit publik të Londrës të enjten e kaluar.
Autoritetet thanë se askush nuk është arrestuar, por e shfaqën drojen se sulmuesit mund të veprojnë përsëri.
Ndërkohë, kryeministri Tony Blair tha se britanikët janë "tejet të dëshpëruar" për vrasjen e shtetasit brazilian, i cili të premten u qëllua për vdekje nga policia e Londrës.
Megjithatë, policia tha se ende mbetet në fuqi urdhëri për të shtënë në sulmuesit e dyshuar vetëvrasës.
XS
SM
MD
LG