Ndërlidhjet

ISLAMABAD


Presidenti pakistanez Pervez Musharraf tha sot se Al Kaida, e cila në Pakistan është "e thyer", nuk ka mundur t'i drejtojë sulmet terroriste në Egjipt dhe Londër.
Musharraf i hodhi poshtë si "totalisht të pabaza" sugjerimet se rrjeti i Al Kaidës e ka qendrën në Pakistan.
Më parë, policia e Egjiptit tha se është në kërkim të 6 pakistanezëve, të cilët kanë qenë në Sharm El Sheik në kohën e sulmeve.
Policia gjithashtu tha se ka paraburgosur më shumë se 90 persona në kuadër të hetimeve për sulmet që lanë rreth 60 të vrarë.
XS
SM
MD
LG