Ndërlidhjet

BAGDAD


Në një vizitë të papritur në Bagdad, kryeministri i Australisë John Howard u zotua se ushtarët e vendit të tij do të mbeten në Irak për aq kohë për sa do t'i nevoiten qeverisë irakiene.
"Ne duam që Irakut t'i ecin punët, kurse rolin tonë e shohim në ndihmën që do t'ia japin qeverisë irakiene për të arritur drejt atij qëllimi", tha Howard, pas takimit me kryeministrin Ibrahim Al Jaafari.
Ky i fundit ndërkaq deklaroi se trupat australiane në Irak po luajnë një "rol shumë të rëndësishëm".
Australia ka rreth 750 trupa në Irak.
XS
SM
MD
LG