Ndërlidhjet

BISHKEK


Gjatë vizitës së sotme të sekretarit amerikan të mbrojtjes në Taxhikistan, autoritetet e këtij vendi kanë riafirkmuar përkushtimin e tyre për të mbështetur forcat ndërkombëtare që po operojnë në Afganistan. Zoti Rumsfeld tha se të dy vendet ishin "partnerë solidë" në luftën globale kundër esktremizmit. Zoti Rumsfeld këtu arriti nga Kirgizia, ku u bisedua lidhur me bazat ushtarake amerikane që aktualisht ndodhen në këtë vend. Duke folur për këtë çështje sekretari amerikan i mbrotjes, tha se baza ajrore ushtarake në Kirgizi ka ndihmuar në përpjekjet ndërkombëtare në Afganistan:
-Bazat që ne i kemi në rajon kanë ndihmuar përpjekjet ndërkombëtare, që po vazhdojnë, lidhur me Afganistanin dhe lidhur me luftën kundër terrorizmit", tha zoti Rumsfeld.
XS
SM
MD
LG