Ndërlidhjet

logo-print

BAGDAD


Sekretari amerikan i mbrojtjes, Donald Rusmfeld dhe kryeministri i Irakut, Ibrahim al-Jaafari sot në Bagdad kanë diskutuar për mënyrat e forcimit të forcave të sigurisë së Irakut, në mënyrë që të mund të ballafaqohen me sulmet e kryengritësve. Në konferencën e përbashkët për shtyp pas këtij takimi, zoti Rusmfeld tha se ata kanë pasur një "diskutim të plotë", siç u shpreh ai, për një plan kohor brenda të cilit irakianët do ta merrnin përgjegjësinë e plotë për siguri. Kryeministri al-Jaafari tha se ekziston një dëshirë e madhe e popullit të Irakut për të parë një reduktim të forcave të koalicionit derisa forcat e reja të sigurisë irakiane të marrin më tepër përgjegjësi. Zyrtari i lartë ushtarak amerikan në Irak, George Casey u tha reporterëve se ai beson se forcat amerikane do të mund e fillonin tërheqjen në pranverë të vitit të ardhshëm. Zoti Rumsfeld, në linjë me politikën e adminsitratës së presdientit George Bush, nuk ka përcaktuar ndonjë datë për tërheqjen e forcave amerikane.
XS
SM
MD
LG