Ndërlidhjet

LONDËR


Temë e bisedimeve në takimin e sotëm të kryeministrit britanik, Tony Blair dhe kryeministrit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ishte çështja e anëtarësimit të Turqisë në Bashkimin Evropian, pasi
aktualisht Britania është kryesuese e radhës e presidencës së BE-së. Pas këtij takimi, në një konferencë të përbashkët për shtyp, zoti Blair tha se e përgëzon qeverinë e Turqisë për ndryshime të mëdha që ka bërë në këtë vend gjatë tri viteve të fundit si rezultat i fokusimit në anëtarësim në Bashkimin Evropian. Mëtutje kryeministri Blair tha:
-E dijë se ka shumë paqartësi në këtë kohë në Evropë, por mendoj se perspektiva e anëtarësimit të Turqisë, gjatë një periudhe në të ardhmen, do të jetë e rëndësishme për Evropë dhe për sigurinë e saj.
XS
SM
MD
LG