Ndërlidhjet

QENDRA KOZMIKE, HJUSTON


Astronautët e ekuipazhit të anijes amerikane të gjithësisë, Discovery e kanë filluar ditën e tyre të parë të plotë punuese, pas lansimit të suksesshëm, që u bë dje. Të shtatë anëtarët e ekuipazhit po bëjnë një kontroll të detajizuar të anijes për të parë se a ka ndodhur ndonjë dëmtim gjatë lansimit, pasi në xhirimin televiziv ishte vërejtur se një pjesë e hollë e murit izolues ishte shkëputur. Zyrtarë të gjithësisë së Shteteve të Bashkuara kanë thënë se ende është herët për të bërë konkluzione se sa serioze mund të jetë shkëputja e kësaj pjese.
XS
SM
MD
LG