Ndërlidhjet

logo-print

SIETËL, SHTETET E BASHKUARA


Një gjykatë amerikane ka dënuar sot me 22 vjet burgim personin i cili akuzohej se kishte planifikuar një shpërthim në aeroportin e Los Angjelesit në momentin e ndërrimit të motmoteve prej vitit 1999 në vitin 2000. Për këtë arsye algjeriani Ahmet Ressam, 38 vjeçar ishte cilësuar edhe si "sulmuesi i mileniumit". Ai, në dhjetor të vitit 1999 ishte zënë në kufirin Shtetet e Bashkuara – Kandaja, me një sasi të madhe të materialeve shpërthyese.
XS
SM
MD
LG