Ndërlidhjet

LONDËR


Raportet e mediave thonë se policia britanike ka arrestuar personin Yasin Hassan Omar, që është njëri nga katër të dyshuarit për sulmet e dështuara me bomba në Londër më 21 korrik. Ai ishte arrestuar sot në Birmingem. Lidhur me këto sulme në këtë qytet sot janë arrestuar edhe tre persona të tjerë. Ndërlidhur me këtë lajm, policia britanike sot ka liruar një person të cilin e kishte arrestuar në aeroportin Luton, në veri të Londrës, i dyshuar për terrorizëm.
XS
SM
MD
LG