Ndërlidhjet

LONDËR


Policia britanike tha se ka arrestuar 9 persona, në kuadër të hetimeve pëe sulmet e pasuksesshme të javës së kaluar në Londër.
Policia tha se ata u arrestuan në dy lokacione në pjesën jugore të kryeqytetit.
Dje, disa orë pas arrestimit të Yassin Hassan Omar në Birmingham, policia tha se ka arrestuar 3 gra, të cilat dyshohet se i kanë strehuar personat e ndërlidhur me valën e dytë të sulmeve më 21 korrik.
Megjithate, kreu i policisë në Londër, Ian Blair tha se përkundër arrestimeve të bëra, rreziku ekziston.
"Mbetet mundësia se ata, të cilët janë arratisur, mund të sulmojnë përsëri. Gjithashtu mbetet mundësia se ende ka qelula tjera, të cilat janë në gjendje sërish të godasin", tha Blair.
XS
SM
MD
LG