Ndërlidhjet

BAGDAD


Ushtria e Shteteve të Bashkuara tha se dy ushtarë amerikanë e kanë humbur jetën dje nga një shpërthim në pjesën veriore të Bagdadit.
Ndërkaq kryekomandanti i forcave amerikane në Irak, gjenerali George Casey, tha se kryengritësit nuk kanë strategji për fitore, andaj janë bërë më të dhunshëm dhe sulmet i fokusojnë te civilët.
"Nuk do të thoja se kjo është ngecje. Kryengritjet vazhdimisht duhet të përparojnë që të mbijetojnë, por kjo kryengritje nuk përparon. Ajo që shohim është ndryshim i taktikës me sulme më të dhunshme kundër civilëve. Kjo për kryengritësit nuk është strategji e fitores", tha Casey, duke shtuar se pranverën e ardhshme mund të ketë "reduktime të konsiderueshme" të trupave amerikane në Irak.
XS
SM
MD
LG