Ndërlidhjet

BELFAST


Armata Republikane e Irlandës e njohur si IRA, i ka urdhëruar sot militantët e saj që të përfundojnë fushatën kundër pushtetit britanik në Irlandën Veriore dhe është shndërruar në lëvizje tërësisht politike. Në një deklaratë, të cilën gazetarët e quajtën historike, udhëheqja e IRA-së tha se nga sot ka përfunduar zyrtarisht fushatën e armatosur. Është thënë se të gjitha njësitë e IRA-së duhet t'i ulin armët dhe vullnetarët duhet të ndihmojnë në zhvillimin e një programi të pastër politik dhe demokratik, sic thuhet vetëm përmes mjeteve paqësore.
Kryeministri britanik Tony Blair ka mirëpritur këtë vendim.
"E mirëpres deklaratën e IRA-së që të përfundojë fushatën. E mirëpres qartësinë e saj. E mirëpres njoftimin se e vetmja rrugë për ndryshime politike gjendet vetëm në mjetet paqësore dhe demokratike. Ky është një hap pakrahasueshëm i madh në historinë e re të Irlandës Veriore", tha Tony Blair.
XS
SM
MD
LG