Ndërlidhjet

SARAJEVË


Përfaqësuesi i lartë në Bosnje e Hercegovinë, Pady Ashdoën, zyrtarë të NATO-së, udhëhqeës më të lartë të Bosnjes, Serbisë dhe organizata të ndryshme për të drejtat e njeriut e kanë mirëpritur apelin për ti'u dorëzuar Tribunalit të Hagës, që i bëri Radovan Karaxhiqit gruaja e tij. Apeli i Liljana Karaxhiqit është transmetuar në shumë televizione rajonale.
" Është shumë e dhimbshme dhe e vështirë t'ju kërkohet kjo, por megjithatë me tërë zemrën dhe shpirtin të lutem të dorëzohesh. Do të jetë kjo një sakrificë për ne dhe familjen tonë", i është lutur gruaja e tij, Radovan Karaxhiqit, i cili gjendet në arrati qe 10 vjet.
XS
SM
MD
LG