Ndërlidhjet

BAGDAD


Radikalët në radhët e shumicës shiite në Irak thanë se kanë mbledhur 1 milionë nënshkrime, me të cilat kërkohet largimi i trupave të koalicionit nga Iraku.
Lajmin e bëri publik AFP-ja, duke u thirrur në deklaratën e Abdel Zahra al-Suwaidi, bashkëpunëtor i klerikut radikal shiit Moqtada al-Sadr.
Ai ka thënë se peticioni i drejtohet bashkësisë ndërkombëtare, për të treguar se irakianët duan që forcat pushtuese të largohen nga Iraku sa më shpejt që është e mundur.
XS
SM
MD
LG