Ndërlidhjet

SARAJEVË


Përfaqësuesi i lartë në Bosnje e Hercegovinë, Pady Ashdown, zyrtarë të NATO-së, udhëheqës më të lartë të Bosnjes, Serbisë dhe organizata të ndryshme për të drejtat e njeriut, e kanë mirëpritur apelin për ti'u dorëzuar Tribunalit të Hagës, që i bëri Radovan Karaxhiqit gruaja e tij. Apeli i Liljana Karaxhiqit u transmetua në shumë televizione rajonale.
" Është shumë e dhimbshme dhe e vështirë të kërkohet kjo, por megjithatë me tërë zemrën dhe shpirtin të lutem të dorëzohesh. Do të jetë kjo një sakrificë për ne dhe familjen tonë", i është lutur gruaja e tij, Radovan Karaxhiqit, i cili 10 vjet është në arrati.
XS
SM
MD
LG