Ndërlidhjet

LONDËR


Ministri i Brendshëm italian tha se i dyshuari për sulmet e 21 korrikut në Londër, i cili u kap dje në Romë, kishte patur një rrjetë kontakti me komunitetin e Etiopisë në Itali.
Giussepe Pisanu i tha Parlamentit se policia ka kryer rreth 15 bastisje, për të mësuar më shumë lidhur me kontaktet e të dyshuarit Osman Husein, i lindur në Etiopi.
"Në veçanti, Osman ishte në kontakt me individët që vijnë nga Briri i Afrikës dhe banojnë në zonat e Milanos dhe Brescias", tha Pisanu.
Në Londër, shefi i policisë anti-terror, Peter Clark tha se Britania do të kërkojë ekstradimin të arrestuarit.
XS
SM
MD
LG