Ndërlidhjet

logo-print

ISLAMABAD


Ministri i Brendshëm i Pakistanit, Aftab Ahmed Khan Sherpao, tha se të gjithë 1.400 studentët e huaj në shkollat Islamike, së shpejti do të riatdhesohen, por nuk caktoi ndonjë datë.
Të premten, presidenti Pervez Musharraf tha se më nuk do t'u lëshohen viza të huajve që dëshirojnë të studjojnë në medresetë e Pakistanit. Ai gjithashtu e lëvdoi suksesin e Pakistanit në luftën kundër terorrit.
"Ne i kemi thyer komandën dhe lidhjet komunikuese vertikale dhe horizontale të Al Kaidës, që don të thotë se ata kanë pushuar së ekzistuari si forcë homogjene, mirë e komanduar, e kontrolluar dhe e centralizuar", tha Musharraf.
XS
SM
MD
LG