Ndërlidhjet

LONDËR


Polica britanike, që po heton valën e sulmeve terroriste në Londër, po mundohet të gjejë strukturën komanduese, që qëndron pas sulmeve.
Burimet e sigurisë citohen të kenë thënë se zbulimi i kësaj strukture, mund të cojë në zbulimin e celulës së tretë që mund të jetë duke planifikuar sulme tjera të shumta në Londër.
Ndërkohë agjencia italiane e lajmeve Ansa njofton se policia ka arrestuar vëllain e njërit nga sulmuesve të dyshuar në Londër, që po ashtu po mbahet në arrest në Itali.
Fati Isak, vëllai i Hamdi Isak, i njohur edhe si Osman Hussain, po merret në pyetje nga policia antiterorriste.
XS
SM
MD
LG