Ndërlidhjet

logo-print

TEHERAN


Londra tha sot se Bashkimi Evropian për një javë do t'i dorëzojë Iranit "propozimet e plota dhe të detajizuara" , që kanë për qëllim të përfundojnë krizën rreth programit të tij nuklear.
Irani i ka kërkuar propozimet sot, ose në të kundërtën ka thënë se do të rifillojë aktivitetet për pasurimin e uraniumit. Por, përmes një deklarate Ministria e Jashtme e Britanisë i ka kërkuar Teheranit, që të mos ndërmarrë, sic thuhet ndonjë hap të panevojshëm dhe të dëmshëm, duke rifilluar aktivitetet bërthamore.
Në deklaratë thuhet se një lëvizje e tillë do të rrezikonte bisedimet mes Iranit dhe negociatorëve të Bashkimit Evropian.
XS
SM
MD
LG