Ndërlidhjet

TEHERAN


Irani ka kumtuar sot se përfundimisht do ti vazhdoj disa veprimtari të ndjeshme të karburantit bërthamor, pasi Bashkimi Evropian dështoi që brenda afatit, që e kishin përcaktuar autoritetet në Teheran, ti paraqesë propozimet për kapërcimin e mospajtimeve. Një zyrtar atomik i Iranit i ka deklaruar agjencisë Reuters se "përfundimisht nesër do të vazhdoj puna në centralin Isfahan". Më herët gjatë ditës ishte raportuar se Ministria e jashtme britanike ka kërkuar nga Teherani që të mos ndërmarrë ndonjë "hap të panevojshëm dhe të dëmshëm" duke rinisur veprimtaritë bërthamore.
XS
SM
MD
LG