Ndërlidhjet

LONDËR


Policia britanike ka njoftuar se ka arrestuar edhe 6 persona të tjerë lidhur me sulmet e 21 korrikut në Londër. Këto arrestime janë bërë sot në Saseks, në jug të Anglisë. Lidhur me këto sulme, që kishin dështuar, më herët janë arrestuar tre nga katër të dyshuarit nëpërmjet të bastisjeve policore gjatë javës së fundit. Personi i katërt është arrestuar në Romë dhe aktualisht po zhvillohet procesi për ekstradimin eventual të tij në Britani.
XS
SM
MD
LG