Ndërlidhjet

MOSKË


Ministri rus i mbrojtjes, Ivanov ka deklaruar sot se nuk do të lejoj që personeli ushtarak i Ministrisë të kontaktoj me rrjetin televiziv të Shteteve të Bashkuara, ABC, për shkak të transmetimit të një interviste me liderin e kryengritësve çeçenë, Shamil Basajev. Zoti Ivanov mëturje ka thënë se tash, Ministria e tij e mbrojtjes, përfaqësuesit e rrjetit televiziv ABC i konsideron persona të padëshiruar. Ministria e jashtme e Rusisë tashmë ka shprehur indinjatën e saj lidhur me transmetimin e kësaj interviste te zyrtarët e lartë të ambasadës amerikane në Moskë. Njëherësh, agjencia AP ka cituar zëdhënësin e ministirsë së jashtme ruse, Valery Balmashov që ka thënë se nuk ka plane që rrjetit televiziv amerikan ABC ti merret autorizimi për të punuar në Rusi. Më herët ministri i mbrotjes, Ivanov kishte thënë se rrjetit ABC do ti merret akreditimi për në Ministrinë e mbrojtjes. Lideri i kryengritësve çeçenë, Shamil Basajev është personi më i kërkuar nga Rusia. Ai ka pranuar se ka kryer disa sulme në Çeçeni dhe në Rusinë jugore.
XS
SM
MD
LG