Ndërlidhjet

RIAD


Mbreti Fahd i sëmurë i Arabisë Saudite ka vdekur sot. Nuk është bërë i ditur ende shkaku i vdekjes së tij. Televizioni shtetëror saudit ka ndërprerë programin e zakonshëm për të dhënë lexime kuranore. Njoftimi për vdekjen e mbreti u dha në televizionin shtetëror saudit:
"Me dhimbje dhe pikëllim të thellë, gjykata mbretërore dhe lartëmadhëria e tij, princi i kurorës Abdullah dhe të gjithë anëtarët e familjes, në emër të kombit, shpallin zi për vdekjen e mbretit Abdullah. Ai ndërroi jetë pas një sëmundje nga e cila vuante", ka njoftuar televizioni saudit.
Mbreti Fahd ka sunduar që nga viti 1982. Princi i kurorës Abdullah është shpallë mbret. Ndërsa ministri saudit i mbrojtjes Princi Sulltan, është shpallë princ i kurorës.
XS
SM
MD
LG