Ndërlidhjet

logo-print

PEKIN


Shtetet e Bashkuara dhe Koreja Veriore kanë mbajtur një tjetër takim bilateral, jashtë negociatave 6-palëshe për programin bërthamor të Phenianit.
Delegatët nga të 6 palët po diskutojnë një projekt-deklaratë të përbashkët mbi parimet kryesore.
Para takimit të sotem kryenegociatori amerikan Christopher Hill tha se procesi është shumë i vështirë:
"Kam parë dikund të thuhet se e tërë kjo mund të përfundojë sot. Nuk besoj të ketë arsye për t'u thënë kjo tani. Ka ende shumë pjesë në draft për të cilat delegacionet e ndryshme kanë disa dallime ", tha Hill, duke shtuar se Kina do të paraqesë sot edhe një draft tjetër.
XS
SM
MD
LG