Ndërlidhjet

logo-print

RIAD


Mbreti Fahd i Arabisë Saudite sot ndërroi jetë.
Televizioni shtetëror saudit e ka ndërprerë programin e zakonshëm për të transmetuar pjesë nga Kurani.
"Me dhimbje dhe pikëllim të thellë, gjykata mbretërore dhe lartëmadhëria e tij, princi i kurorës Abdullah dhe të gjithë anëtarët e familjes, në emër të kombit, shpallën zi për vdekjen e mbretit Abdullah. Ai ndërroi jetë pas një sëmundje nga e cila vuante", njoftoi televizioni saudit.
Mbreti Fahd ka sunduar prej vitit 1982. Princi i kurorës Abdullah është shpallur mbret, ndërsa ministri saudit i Mbrojtjes Princi Sulltan, u shpall Princ i Kurorës.
XS
SM
MD
LG