Ndërlidhjet

logo-print

KOMBET E BASHKUARA


Sekretari i përgjithshëm i organizatës botërore Kofi Annan, i bëri homazhe mbretit të ndjerë saudit Fahd, vdekja e të cilit sot u shpall në Arabinë Saudite.
Annan tha se Fahd bëri shumë për ta zhvilluar dhe ndërtuar vendin e tij. Ai i shprehu ngushëllime trashëgimtarit të fronit dhe kombit saudit.
Udhëheqës të shumtë botërorë gjithashtu i kanë dërguar ngushëllimet e veta.
Varrimi i Mbretit Fahd do të bëhet të martën.
Presidenti i Turqisë e quajti monarkun saudit "mik të vërtetë".
Presidenti i Shteteve të Bashkuara George Bush bisedoi me mbretin e ri të Saudisë, të cilit ia shprehu ngushëllimet, dhe e uroi për trashëgiminë e fronit.
Mbreti i Spanjës Juan Carlos tha se është thellë i pikëlluar, dhe të martën e shpalli ditë zie.
Presidenti i Egjiptit Hosni Mubarak shpalli 3 ditë zie. Të njëjtën e bëri edhe Siria, kurse Pakistani shpalli një javë zi.
Mbreti Fahd ka sunduar prej vitit 1982.
Prej njoftimit për vdekjen e Mbretit Fahd, çmimet e naftës u rritën në mbi 61 dollarë për fuçi.
XS
SM
MD
LG