Ndërlidhjet

UASHINGTON


Presidenti amerikan George Bush e ka emëruar John Bolton për ambasador të Shteteve të Bashkuara në Kombet e Bashkuara.
Demokratët në Senat thanë se Bolton është figurë përçarëse, i cili do t'u shkaktojë dëme interesave të Shteteve të Bashkuara në organizatën botërore. Normalisht, pritet që Senati ta konfirmojë emërtimin e Boltonit.
Por presidenti Bush e shfrytëzoi autoritetin e tij që përkohësisht ta emërojë Boltonin gjatë pushimit veror të Kongresit. Emërtimi do të zgjatë 18 muaj.
Presidenti tha se posti në Kombet e Bashkuara është kyç për politikën e jashtme amerikane.
"Amerika tashmë mbi 6 muaj është pa ambasador të përhershëm në Kombet e Bashkuara. Ky post është tepër i rëndësishëm për t'u lënë i zbrazët aq gjatë, sidomos në kohë të luftës dhe të debatit të rëndësishëm për reformat në Kombet e Bashkuara", tha presidenti Bush.
Bolton ishte zyrtari më i lartë për kontrollin e armatimit gjatë mandatit të parë presidencial. Një kohë të gjatë, ai ka qenë kritik i Kombeve të Bashkuara, por Bolton tha sot se do të punojë "pa u lodhur" për t'i çuar përpara iniciativat amerikane, dhe për të krijuar një organizatë botërore më efektive.
XS
SM
MD
LG