Ndërlidhjet

HJUSTON


Agjencia amerikane e hapësirës NASA ka njoftuar se do të kryhet një riparim në pjesën e jashtme të anijes kozmike Discovery.
Vetë astronautët, në një konferencë shtypi nga hapësira, e kanë cilësuar detyrën e nesërme si të thjeshtë, por tepër delikate. Zyrtarët e NASA-s janë të shqetësuar se dëmtimet e anijes gjatë lëshimit nga toka, mund të shkaktojnë tejnxehje kur anija të kthehet ne atmosferën e tokës dhe të çojë në një tragjedi tjetër të stilit Columbia. Një riparim i tillë i anijes në hapësirë nuk ka ndodhur kurrë më parë.
XS
SM
MD
LG