Ndërlidhjet

logo-print

PEKIN


Kina do të paraqesë një projekt të tretë deklarate në bisedimet gjashtëpalshe që po zhvillohen në Pekin, për të zgjidhur krizën e armëve bërthamore të Koresë së Veriut.
Pjesëmarrësit në konferencë theksojnë se nuk është arritur ndonjë përparim gjatë bisedimeve, të cilat rifilluan pas një kohe të gjatë ndërprerje për shkak të largimit të Penjanit.
Shefi i delegacionit koreano-verior ka deklaruar:
"Ne po përpiqemi të ngushtojmë dallimet dhe të arrijmë rezultate. Siç e dini nëse Shtetet e Bashkuara heqin kërcënimin bërthamor ndaj nesh dhe ndërtojmë besimin, vendimi ynë do të jetë për të hequr dorë nga programet dhe armët bërthamore."
Kreu i delegacionit amerikan, Chris Hill, tha se po rishihet situata dhe po diskutohet me kryeqytetet përkatëse.
XS
SM
MD
LG