Ndërlidhjet

logo-print

TEHERAN\VJENË


Shefi i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore Muhamed el Baradei i ka kërkuar Iranit që të shtyjë rifillimin e aktiviteteve bërthamore.
Teherani ka njoftuar planet për rifillim të programit bërthamor, pas 9 muajsh pezullimi, pasi afati që Bashkimi Evropian të dorëzojë pakon për nxitjen e sigurisë dhe tregtisë ka skaduar.
Britania, Franca dhe Gjermania, tre vendet që po ndërmjetësojnë krizën, kanë kërkuar nga Teherani, përmes një letre të përbashkët, që të mos rinisë aktivitetet bërthamore pasi kjo do t'i jepte fund bisedimeve derisa vendet në fjalë do ishin të detyruara të ndërmerrnin hapat e rradhës, siç është përballja me Këshillin e Sigurimit. Nga ana tjetër kancelari gjerman Schroeder ka deklaruar:
"Qeveria e re iraniane nuk duhet të dyshojë në vendosmërinë e evropianëve dhe në bashkëpunimin tonë të ngushtë me miqtë tanë amerikanë. Njëherësh nuk duhet të dyshojë në vullnetin e perëndimit që nuk do lejojnë prodhimin e armëve atomike dhe për këtë do përdoren të gjitha mjetet paqësore, përfshi bllokadën politike dhe ekonomike."
XS
SM
MD
LG